Showbiz

Shoqatat e grave nisin një peticion kundër Alain Delonit

Shoqatat e grave nisin një peticion kundër Alain Delonit

Organizata joqeveritare amerikane “Women and Hollywood” ka nisur një peticion online që ka mbledhur mbi 20.000 nënshkrime kundër ndarjes së shpërblimeve jetësore aktorit francez Alain Delon për shkak të deklaratave të tij në llogari të femrave, emigrantëve dhe homoseksualëve.

Mirënjohja e nderit për vepër jetësore “Palma e Artë” (Palme d’Or) së shpejti mund të gjendet në duart e aktorit të famshëm, i cili u godit nga kritikat e shoqatave të shumta të grave, në kulmin e Festivalit të Filmit të Kanës.