Showbiz

Smith: Fillimisht një rol presidenti, pastaj gara presidenciale

Përpara se të garoj për president, do të ishte më mirë të luaja një rol presidenti, deklaroi sot aktori i njohur amerikan, Will Smith, 50 vjeç.

“Do të më pëlqente më mirë të luaja rolin e Obamës në një film dhe pastaj të garoja për president”, tha Smith.

Smith, i famshëm për filmin “Men in Black,” ndodhet në Berlin së bashku me regjisorin Guy Ritchie për filmin e ri “Aladdin and His Magic Lamp”, që do të shfaqet më 23 maj.

Guy Ritchie ka qenë regjisor në filma si “Sherlock Holmes” dhe “The Man from UNCLE”./Atsh/