Showbiz

Rita Ora, shkencëtare në filmin “Pokemon: Detective Pikachu”

 

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, zbuloi se do të luajë një rol të shkurtër por të rëndësishëm në filmin e ri “Pokemon: Detective Pikachu”.

28-vjeçarja do të luajë në rolin e Dr. Ann Laurent, një shkencëtare që kryen eksperimente dhe kërkime gjenetike në Pokemon, raporton “The Sun”, transmeton Koha.net.