Aktorja 40-vjeçare amerikane Katie Holmes dhe i dashuri i saj aktori dhe muzikanti Jamie Foxx e kanë mbajtur një kohë të gjatë lidhjen e tyre të fshehur nga publiku dhe rrallëherë shiheshin në shëtitjet e përbashkëta në Los Angeles. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në Met Galan e sivjetme, ngjarjen ekskluzive të modës e cila mbahet një herë në vit në Metropolitan Museum of Art në New York, ku çifti pozoi bashkë në qilimin e kuq, me buzëqeshje në fytyrat e tyre.
Katie e bukur ishte e veshur me një fustan të mrekullueshëm “sirenë”, të dizajnuar për të nga stilisti amerikan Zac Posen. Fustani është bërë nga madje 270 metra tyl dhe është qepur me dorë, ndërsa dallohet edhe në jakë në formën e gjetheve të palmës, që është krijuar duke e përdorur printerin 3D, ndërsa punimi i tij ka zgjatur 56 orë. Përndryshe, Katie tashmë disa herë në ngjarjet solemne është paraqitur e veshur me kreacionet e Posen, dhe kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh faktin se ai është edhe shoku i saj më i mirë, shkruan KOHA Ditore.
I përzgjedhuri i saj, 51-vjeçari Jamie Foxx, për këtë rast kishte zgjedhur një kostum klasik të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë, por megjithatë i përshtati rrobat me Katie duke zgjedhur këpucë ngjyrë vjollce.
Nuk dihet saktësisht se sa kohë ky çift aktorësh ka qenë së bashku, por për lidhjen e tyre u fillua të flitej në vitin 2013. Katie ishte martuar me Tom Cruise, me të cilën e ka vajzën 13-vjeçare Suri. Jamie i ka dy vajza, Corrine, e lindur në vitin 1994 dhe Anelie, e lindur në vitin 2009, por kurrë nuk zbuloi publikisht se kush ishin nënat e tyre.