Madonna paralajmëron për vjeshtë turne nëpër Europë

Madonna paralajmëron për vjeshtë turne nëpër Europë

07 May 2019 15:36

Nju Jork, 7 maj – Ylli i hit-popit, këngëtarja Madonna, do të nisë turneun e saj në Europë për promovimin e albumit të ri.

Këngëtarja përveç albumit e saj të ri ‘’Madame X’’ i cili del më 14 qershor, gjithashtu ka zbuluar fazat e shfaqjeve të saj të ardhshme të drejtpërdrejta. Asnjë stadium apo arenë, por vetëm koncerte në teatro.

Turneu do të nisë nga Nju Jork më 12 shtator dhe më pas do të transferohet në Europë, në Paris, Londër dhe Lisbonë, ku ajo edhe jeton aktualisht.

Ishte qëndrimi i saj në Portugali ai që frymëzoi dhe ndikoi në krijimin e albumit të saj të ri.

Çmimet e biletave variojnë nga 60 në 760 dollarë si dhe do të ofrohet si një lotari me 10 bileta me vlerë nga 10 dollarë secila/ANSA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme