Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa edhe sivjet merr pjesë në “Sunny Hill”, por nuk këndon

Alban Kastrati nga “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të qëndrojë për një periudhë të shkurtër kohore në Kosovë gjatë edicionit të sivjetmë të festivalit, por jo si performuese.

Ai në Express të KTV-së ka thënë se Lipa do të vijë në Kosovë për t’u marrë me çështjet e fondacionit “Sunny Hill” dhe se nuk dëshiron të humbë netët e festivalit. Sipas tij, Lipës i ka mbetur hatri që në edicionin e shkuar nuk kishte arritur të shijonte natën e tretë të festivalit ku kishte performuar DJ Martin Garrix.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kastrati ka konfirmuar po ashtu se edhe sivjet do të ndahen fonde nga “Sunny Hill” për organizata të ndryshme.

Edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival” do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht. Në edicionin e shkuar, Dua Lipa ishte ylli kryesor në natën e parë të festivalit, në të dytën reperi Action Bronson e në të tretën Martin Garrix.