Showbiz

Jason Bonham i kërkon falje Jimmy Page lidhur me tregimin e pavërtetë për drogën

Jason Bonham i kërkon falje Jimmy Page lidhur me tregimin e pavërtetë për drogën

Jason Bonham po tërhiqet pas shpifjes që e bëri për kitaristin e “Led Zeppelin”, Jimmy Page në një intervistë të fundit në radio.

Bateristi, i cili është djali i rokerit të ndjerë John Bonham, i ka tërhequr komentet që i bëri gjatë një paraqitje në emisionin e Howard Stern më herët këtë muaj, duke këmbëngulur se pretendimet që kishte bëri ai ku sugjerohej se kitaristi i madh e kishte “njoftuar” atë me kokainën kur ky ishte 16 vjeç "ishin të pabazuara dhe të pavërteta".