Këngëtarja me famë botërore e origjinë nga Kosova, Rita Ora, që nga fillimi i muajit mars ka filluar të mbajë turneun botëror “Phoenix”, të cilin do ta përfundojë më 29 maj.
Tani, përmes një postimi në Facebook, 28 vjeçarja ka zbuluar datat e këtij turne për Evropë, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo ka zbuluar edhe se si mysafir special në këtë turne e ka ftuar këngëtarin Moss Kena.
Këto janë datat për turneun “Phoenix” në Evropë:
23 prill – Oslo (Sentume Scene), Norvegji;
24 prill – Stockholm (Berns), Suedi;
26 prill – Koln (Palladium), Gjermani;
27 prill – Munih (Zenith), Gjermani;
29 prill – Cyrih (Halle 622), Zvicër;
30 prill – Milan (Fabrique), Itali;
02 maj – Paris (Le Bataclan), Francë;
03 maj – Utrecht (Tivoli), Holandë.
Kujtojmë se këtë javë Ora ka vizituar Kosovën me një mision me UNICEF-in. Po ashtu, ajo ka thënë se ndihet krenare që është nga ky vend [Kosova].