Këngëtari Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold AG, ka publikuar një këngë të re dedikuar 20 vjetorit të betejës së Koshares.
Kënga titullohet “Zani i Koshares”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë këngëtari, transmeton Koha.net. Po ashtu, këtë këngë ai e ka bërë në bashkëpunim me këngëtarin Ymer Bajrami.
Gjithashtu, orkestrimin e “Zani i Koshares” e ka bërë Alban Furtuna ndërsa videoklipin “MProduction”.