Showbiz

“Sot është dita e parë që dola në skenë pa tableta...”

Këngëtari i ri Shawn Mendes (20) ka vuajtur nga anksioza, ndërkohë që me famën e tij nuk është përballur gjithmonë aq mirë. Ai merrte tableta për ta lehtësuar gjendjen, iu drejtua për ndihmë edhe psikoterapistit, ndërsa për të gjitha foli hapur në skenë gjatë kohës së performancës para adhuruesve të tij.

“Ndonjëherë njeriu del plotësisht nga binarët dhe gjërat bëhen të tejngarkuara. Ka ilaçe dhe gjëra të tjera që mund të të ndihmojnë, le të themi se unë meditoj, por edhe kam marrë medikamente që e ngadalësojnë punën e zemrës, për të qenë më pak i stresuar dhe të marr frymë më lirshëm. E ndiej se duhet t'jua tregoj këtë, sepse këto ilaçe i kam marrë vitet e fundit për t'u qetësuar para performimit. Sot është dita e parë që u ngjita në skenë pa ato tableta”, - tha i emocionuar Mendes, gjatë performancës në Glasgow.

Turneu i këngëtarit është në vrull të plotë, ndërsa qasja e tij e sinqertë u vlerësua nga shumë adhurues. Në rrjetet sociale ai mori shumë falënderime për guximin që e shprehu dhe që foli hapur për gjendjen e tij psikike, që shpesh është ende temë tabu, shkruan KOHA Ditore.

“Më shumë se çdo gjë në botë më interesoni ju, prandaj edhe më dridhen duart”, - tha Mendes dhe me këtë i mahniti edhe më shumë fansat në koncert.