Showbiz

Felicity Huffman e pranon fajin për akuzat e mashtrimit

Felicity Huffman është deklaruar fajtore për pjesën e saj në skandalin e mashtrimit të regjistrimeve në kolegjin amerikan, duke këmbëngulur se ajo e tradhtoi vajzën e saj.

Aktorja ishte një nga 14 personat që e pranuan fajin të hënën në gjykatë - ajo e pranoi konspiracionin për të kryer mashtrim me postë, si dhe mashtrim me shërbime të ndershme postare.

Ylli i “Desperate Hausewives” i pagoi 15.000 dollarë në një skemë pranimi për t’i 'rregulluar' rezultatet e testit të vajzës së saj adoleshente dhe për t’ia mundësuar dyfishin e kohës në krahasim me bashkëmoshatarët e saj për ta përfunduar provimin.

Huffman e ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë: "E pranoj plotësisht fajin tim dhe me keqardhje dhe turp të thellë për atë që e kam bërë, e pranoj përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia dhe do t’i pranoj pasojat që rrjedhin nga këto veprime, shkruan KOHA Ditore.

"Më vjen turp për dhimbjen që ia shkaktova vajzës sime, familjes sime, miqve të mi, kolegëve të mi dhe komunitetit arsimor".

Asaj tani i kanoset burgu për veprimet e saj.