Justin Bieber të hënën u bë poet për t'u siguruar që bashkëshortja e tij e re ta dijë saktësisht se si ndihej për të ndërsa po përgatitej për një seancë të madhe fotografimi.
Ylli i popit e postoi në Instagram një poemë romantike për "shpirtin e vetëm dhe të vërtetë binjak për të", modelen Hailey Baldwin.
Nën një foto të bukur bardhezi të Hailey nga seanca e fotografimit e vitit të kaluar për Maxim, Bieber shkroi: "Rrezet e diellit bien në humnerë/ashtu siç bie unë në buzët e tua/valët përplasen në breg/dashuria ime për ty rritet gjithnjë e më shumë..."
Ai shtoi: "Tingujt e bulkthave janë meditim i vërtetë/mendoj për ty, krijimin më të madh të Zotit", shkruan KOHA Ditore.
Ai gjithashtu i tha modelistes se po dashurohet në të çdo ditë e më shumë, ndërsa ishte i vendosur që ta "nderonte publikisht" bashkëshorten e tij.