DJ David Guetta (51) nuk largohet nga e dashura, modelistja Jessica Ledon (27). Ata janë në lidhje prej katër vjetësh, ndërsa gjykuar nga rrjetet e tyre sociale, ata janë të dashuruar çmendurisht dhe nuk ndalojnë së postuari foto të përbashkëta. Çifti për herë të parë u paraqit në publik në vitin 2015 në një ceremoni të mbajtur për nder të presidentit kuban Raul Castro (87) në pallatin Elysse.
Çifti aktualisht po e shijon qëndrimin në Miami, ndërsa në fotot më të fundit nuk ndahen nga njëri-tjetri. David në Florida e ka blerë një banesë luksoze me pamje nga plazhi me vlerë prej rreth 9 milionë dollarësh. Një pjesë të vitit e kalon në të, ndërsa për pjesën më të madhe e ofron me qira.
Në fund të vitit të kaluar, adhuruesit në rrjetet sociale e përgëzuan për fejesën, sepse në dorën e Jessicës e kishin parë unazën e diamantit. Çifti nuk e konfirmoi këtë informacion, shkruan KOHA Ditore.
Davidi me Cathy ishte i martuar për 22 vjet, ndërsa u shkurorëzuan dy vjet pasi që i ripërtërinë zotimet e martesës në Ibiza. Së bashku ata i kanë djalin Tim (13) dhe vajzën Angie (9).