Showbiz

Granit Xhaka me urim të veçantë për vëllanë e tij, Taulantin

Granit Xhaka i ka uruar ditëlindjen e 28-të vëllait të tij Taulantit përmes rrjeteve sociale.

Ai ka postuar një foto së bashku me të, derisa i shtuar një mbishkrim në gjuhën shqipe, transmeton Koha.net.

“Për ty sot është një ditë shumë e veçantë, andaj së bashku me gëzimin dhe gjithë rëndësinë e kësaj dite të veçantë për ty dhe gjithashtu për mua dhe të gjithë ata që të duan dhe ti i do: Të dëshiroj gjithë lumturinë e kësaj bote, të dëshiroj suksese të mëdha në të ardhmen, vullnet në punë/mësime, të dëshiroj fat në të gjitha sferat e jetës dhe më së shumti të dëshiroj harmoni dhe lumturi me të gjithë ata persona që janë pjesë e jetës tënde. Urime ditëlindjen vëllai im”, ka shkruar Granit Xhaka.