Showbiz

Tuna sjell dy këngë të reja

“Tani m’ke zemër” është kënga më e re që ka lansuar Altuna Sejdiu, që njihet si Tuna. Kënga është pjesë e albumit të Tunës, “Fortuna”.

“Tani m’ke zemër”, e ka shkruar Aida Baraku, ndërsa muzikën ia ka përpunuar këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi.

Pos këngës “Tani m’ke zemër” Tuna ka publikuar edhe bashkëpunimin “A don hala” me Yll Limanin.

Më poshtë, gjeni të plotë tekstin e këngës “Tani m’ke zemër”:

Njeri po u nxijka

e as nuk pe dika

nuk e pashë as vetë ku kom mbaru

Pa pritë e pa kujtu

ftyra m’u kish ndërru

I bona krejt vetminë me përballu

Tani m’ke zemër

tani m’ke dritë

e unë për ty nuk veshë

ma zi asnjë ditë

S’di qysh u verbova

Gropën pse ja bona vetes

tu i pasë mendët në kry

Por njeri po u nxijka

e as nuk pe ndijka

tuj pasë krejt t’mirat

tuj pasë me shkëlqy

I thashë vetes “stop”

Boll kemi bo show

Boll material botës i dhamë

Boll mo jam turpnu

Tash rolet kanë ndryshu

Rendin e ke ti

Vuj ti për mu