Armanda Koçi, me emrin artistik Ava Max, mori famë ndërkombëtare me këngën e saj hit “Sweet But Psycho”. Dhe pothuajse në çdo artikull në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare ajo krahasohet me divën e muzikës, Lady Gaga.
Por për yllin shqiptar në rritje ky është kompliment.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë”, tha 25-vjeçarja për Gay Times. “Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Lady Gaga. Pra është kompliment i madh për mua”, është shprehur ajo.
Max vuri në dukje dhe lidhjen gjeografike me Gagan: “Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë”.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar hitin e ri “So Am I” dhe për një javë ka grumbulluar mbi 7 milionë shikime në YouTube./oranews