Showbiz

Vdes në moshën 18-vjeçare motra e këngëtarit të njohur

Felicite Tomlinson, motra e këngëtarit të One Direction, Louis Tomlinson, është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare.

E reja, e cila aspironte të bëhej stiliste dhe që kishte 1.3 milionë ndjekës në Instagram, sipas BBC, vdiq në apartamentin e saj në perëndim të Londrës, si pasojë e arrestit kardiak.

Scotland Yard tha se policia u telefonua nga shërbimi londinez i ambulancës rreth orës 12:52 minuta të së mërkurës, më 13 Mars, pas raportimeve se një vajzë kishte pësuar arrest kardiak. 18-vjeçarja u shpall e vdekur në vendngjarje. Pritet që për të saktësuar shkakun e vdekjes të kryhet ekzaminimi mjeko-ligjor.

Felicite dhe Louis humbën nënën e tyre Johannah për shkak të leukemisë në 2016. Javën e shkuar Louis publikoi një këngë të re, të frymëzuar nga humbja e nënës. Duke folur për Radio 1 Newsbeat, pas publikimit të këngës 27-vjeçari tregoi se hera e parë që e kishte luajtur këngën për motrat e tij kishte qenë e vështirë, pasi nuk donte që t’i trishtonte, transmeton atsh.

Louis është vëllai më i madh i 6 motrave, dy prej të cilave binjake.

Image