Showbiz

Grace Jones mahnit sërish në pasarelë

Këngëtarja, aktorja dhe ish-modelja e famshme Grace Jones (70) ka ecur edhe një herë në pasarelë dhe ka mahnitur turmën në revynë e modës së Tommy Hilfiger të mbajtur në Paris.

Grace Jones e filloi karrierën si modele, dhe u bë e famshme në vitet 1970 si një nga modelet e para dhe më të suksesshme zezake. Ajo gjithashtu e provoi aktrimin, por më e njohur është për stilin e saj muzikor dhe skenik të cilit i ka mbetur besnike deri më sot.

Në revynë e Hilfiger ajo kujtoi epokën e artë të viteve ‘70 me një kombinim të modës, të cilin pakkush do ta vishte në mënyrë aq të guximshme dhe me stil. Badi i artë 'e vodhi shfaqjen', ndërsa publiku i Parisit e priti atë në mënyrë euforike, me ovacione dhe me duartrokitje të zëshme, shkruan KOHA Ditore.

Në të njëjtën revy ecën edhe disa modele shumë më të reja dhe të famshme, si Jourdan Dunn (28) dhe Winnie Harlow (24), por të gjithë pajtohen se dritat e skenës i “vodhi” Jones.