Showbiz

Ariana Grande “mbretëresha” e Instagramit

Ariana Grande “mbretëresha” e Instagramit

Rekord pas rekordi për Ariana Granden, mbretëreshën e pop-it që me albumin e fundit “Thank U, Next”, është duke arritur suksese pa mbarim.

Pasi ka thyer rezultatin e arritur para saj vetëm nga “Beatles”, me tre këngë në tre vendet e para të renditjes së “Bilboard”, ajo është bërë femra më e ndjekur në Instagram, duke lënë pas kolegen e saj Selena Gomez, përcjell TCH.