Showbiz

Justin Timberlake arrin marrëveshje në betejën ligjore për “Damn Girl”

Justin Timberlake më në fund e ka arritur një marrëveshje lidhur me akuzat se e ka kopjuar një këngë disko për këngën e tij “Damn Girl”.

Në vitin 2016, drejtuesit në PK Music Performance e paditën 38-vjeçarin, producentin will.i.am dhe drejtuesit e Sony Music, duke pretenduar se e kanë kopjuar këngën e Perry Kimble nga vitet ’70, “A New Day Is Here At Last”, pa lejen e tyre.

Drejtuesit në PK i fituan të drejtat e këngës së Kimble në vitin 1999, pas vdekjes së tij, transmeton koha.net.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “The Blast”, Timberlake dhe PK kanë rënë dakord t’i zgjidhin të gjitha akuzat kundër këngëtarit, dhe rasti zyrtarisht do të mbyllet.

Në padinë fillestare, PK e akuzoi yllin e hitit “SexyBack” për kopjimin e muzikës dhe për përdorimin e saj në këngën që u shfaq në albumin e tij të vitit 2006, “Futuresex/Lovesounds”.

PK Music e kërkoi një urdhër kundër këngëtarit dhe aktorit për ta ndaluar atë që të vazhdonte të përfitonte nga shkelja e pretenduar, si dhe kërkoi dëmshpërblim të paspecifikuar.