Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adelina Emini mbështet azilkërkuesit në Kosovë

Këngëtarja Adelina Emini ka marrë një iniciativë për t`i mbështetur azilkërkuesit në Kosovë.

Emini u bë pjesë e kësaj iniciative në bashkëpunim me Qendrën e Azilkërkuesve në Magurë dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}

Këngëtarja bashkë me azilkërkuesit ka vizituar Muzeun e Kosovës, sheshet e kryeqytetit, kafenetë, e të tjera.

E gjithë kjo iniciativë u bë për t’ia bërë azilkërkuesve një ditë më ndryshe dhe për t’i njohur me kryeqytetin.

“Ideja ishte që t’ua bëjmë një ditë më ndryshe azilkërkuesve, si lloj ekskursioni njëditor”, ka thënë Emini.