Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Liam Hemsworth konfirmon se Miley Cyrus ka marrë mbiemrin e tij pas martesës

Foto: Digital Spy

Aktori i njohur australian, Liam Hemsworth, së fundmi ka qenë mysafir në emisionin “Live With Kelly and Ryan.

Kur moderatorët Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest e kanë pyetur atë për muajin e parë të martesës me këngëtaren dhe aktoren Miley Cyrus se si ka qenë, ai me finesë u tregoi atyre se ajo ka ndërruar mbiemrin e saj, shkruan digitalspy, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në fakt, tani është Miley Ray Hemsworth”, ka thënë aktori.

Ai, po ashtu, tregoi se kjo e tëra ishte ideja e saj.

“Ajo do të vazhdojë të njihet si Miley Cyrus, por ajo mori mbiemrin tim, gjë që është e mrekullueshme. Kjo ishte sinqerisht një nga gjërat më të bukura. Nuk i kam kërkuar unë që ta marrë mbiemrin tim, por ajo tha: ‘Jo, natyrisht që do ta marrë mbiemrin tënd”, sqaroi Hemsworth.