Showbiz

Elvana i kthehet Instagramit, rrëfehet për momentet e vështira

Këngëtarja Elvana Gjata është aktivizuar në rrjetin social Instagram pas gjashtë muaj mungese me postime. Duke publikuar edhe një fotografi në të cilën shihet në studio muzikore, Elvana ka shkruar se ka kaluar një periudhë të vështirë fizike dhe morale derisa ka shtuar se ishte e dërrmuar nga fjalët që thuheshin për të gjatë këtyre muajve të fundit.

“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi”, ka shkruar krijuesja e hitit “Afër dhe larg”.

“Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale... edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…”, ka shtuar ajo.

“Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt...ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju... e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj”, ka shkruar Elvana.

I dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata, ishte i përfshirë në një përleshje që përfundoi me një të vrarë dhe disa të plagosur në një klub nate në Tiranë. Sipas raportimeve, Elvana Gjata ishte dëshmitare e kësaj përleshje që ndodhi në muajin nëntor të vitit 2018.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi. Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale... edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale… Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt...ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia. Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju... e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj... ??????

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on