Showbiz

Cardi B është gati t’i japë një shans të dytë ish-bashkëshortit

Cardi B është gati t’i japë një shans të dytë ish-bashkëshortit
 

Zënka mes çiftit Cardi B dhe Offset ka marrë fund. Reperja duket se ka falur tradhtinë e ish-bashkëshortit dhe është gati ti japë një shans të dytë.

“Cardi B është një person i fortë në pamje të jashtme, por nga brenda është shumë e ndjeshme. Ajo po lejon Offsetin ti qëndrojë afër, por ka shumë kujdes. Offset i theu zemrën, por Cardi mendon ta bëjë sërish lidhjen të funksionojë dhe të dy po punojnë shumë për këtë gjë. Reperja i ka treguar miqve se janë kthyer sërish bashkë. Ajo e di se një dashuri e tillë nuk të vjen dy herë në jetë. Të dy kanë dhe një fëmijë bashkë, prandaj dëshiron që ti japë një shans tjetër”, tha një burim pranë reperes për HollywoodLife.