Showbiz

Rita pranon të ndryshojë formën e postimeve në rrjete sociale

Rita pranon të ndryshojë formën e postimeve në rrjete sociale
 

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është në mesin e 16 yjeve në Britani të Madhe që kanë pranuar të ndryshojnë formën e postimeve nëpër rrjetet sociale, raporton BBC.

Rita së bashku me këngëtaren Ellie Goulding, modelet Rosie Huntington-Whitley dhe Alexa Chung e vlogerin Zoella, janë pajtuar që në postimet e tyre të saktësojnë nëse janë paguar apo kanë marrë dhuratë produktet që paraqesin nëpër fotografi e video, transmeton Koha.net.