Showbiz

Naomi Campbell dyshohet se ka nisur lidhjen me këngëtarin 23 vite më të ri

Foto: Getty Images

Supermodelja e njohur, Naomi Campbell, dhe këngëtari i famshëm Liam Payne kanë ndezur thashethemet se janë në një romancë.

Mediet kanë aluduar për një lidhje mes tyre, për shkak të komenteve që Campbell dhe Payne kanë lënë në fotot e njëri-tjetrit.

Këngëtari dhe supermodelja 23 vite më e madhe flirtuan shumë publikisht në Instagram.

48-vjeçarja publikoi një ‘selfie’ dhe këngëtari shfrytëzoi momentin për ta komplimentuar: “Përsosmëria në një person... Mos më shiko me ato sy”, duke e shoqëruar me një emotikon puthjeje.

Por edhe Campbell ka komentuar në foton e 25-vjeçarit. Këngëtari publikoi një foto duke parë veten në pasqyrë dhe ikona e modës komentoi: “Shpirti i bukur”, shoqëruar me një emotikon zemre. Por ata nuk kanë komentuar ende thashethemet që qarkullojnë në mediet rozë./oranews

Image