Showbiz

Tom Cruise përsëri me rol kryesor në dy episodet e reja të “Mission Impossible”

 

Aktori i njohur i Hollywoodit, Tom Cruise, e ka pranuar sfidën dhe do të jetë i pranishëm në ekranin e madh me rolin e agjentit special Ethan Hunt në franshizën e njohur “Mission Impossible”, i cila pritet të vijë me dy episode të reja.

Ato janë parashikuar të dalin në vitin 2021 dhe 2022. Por, më herët Cruise do të rikthehet me filmin “Top Gun: Maverick”, dalje e të cilit pritet vitin që vjen.