Showbiz

Gomez nuk do të ketë asgjë me ish të dashurin

Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur Selena Gomez është fokusuar tek mirëqenia e saj fizike dhe mendore që kur doli nga qendra e rehabilitimit.

Dhe një vendim që ka marrë për tu përmirësuar është shmangia e të gjitha kontakteve me ish të dashurin e saj, këngëtarin Justin Bieber, pavarësisht përpjekjeve të tij për të folur me të.

“Selena nuk ndihet mirë me veten e saj por po mundohet të bëjë më të mirën”, tha një mik i saj. “Të gjithë janë krenarë për atë që ajo ka arritur vetëm në disa muaj”.

Për dy javët e fundit, këngëtarja është parë në publik duke bërë shëtitje në Canyonin Runyon të Los Anxhelosit. Ajo ishte gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e miqve të saj.

Më 3 janar, raportohet se Bieber u pa në atë zonë me shpresën për të takuar Gomezin.

“Justini po përpiqet të hyjë në kontakt me Selenën nëpërmjet miqve të përbashkët, si edhe përmes familjes së saj. Natyrisht, familja e Gomezit i kërkoi atij të qëndrojë larg dhe se nuk dëshiron të ketë të bëjë asgjë me të tani”, shtoi burimi. “Ai bëri zgjedhjen e tij kur u martua me Haileyn. Në këtë pikë, Selena thjesht dëshiron që ai ta lërë atë rehat. Ajo nuk mund të vazhdojë me jetën nëse Justini vazhdon të jetë ende pjesë e saj”./oranews