Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, ka sjellë në versionin e saj këngën fituese të edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”.
“Plas” e Flori Mumajesit doli kënga fituese, ndërsa për coverin e saj Dani ka thënë se është dhuratë për autorin Mumajesi.
“Ky cover është një dhurate për Flori Mumajesin dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde”, ka shkruar ajo.