Showbiz

Bebe Rexha e emocionuar: Dua, tashmë kemi fituar - vajza shqiptare mos ndaloni së ndjekuri ëndrrën

Bebe Rexha e emocionuar: Dua, tashmë kemi fituar - vajza shqiptare mos ndaloni së ndjekuri ëndrrën

Bebe Rexha është gëzuar jashtëzakonisht shumë që ajo dhe Dua Lipa janë nominuar për Grammy, e edhe më shumë e gëzon fakti se të dyja janë shqiptare.

Në një postim në Twitter ajo ka shkruar se tashmë ato kanë fituar, derisa ka bërë thirrje për të gjitha vajzat shqiptare dhe atyre në botë, që të mos ndalen për të realizuar ëndrrat e tyre, transmeton Koha.net.