Showbiz

Bashkëshortja e “James Bondit” pranon se nuk dëshiron më fëmijë

 

Rachel Weisz ka konfirmuar se nuk do të ketë më fëmijë me bashkëshortin e saj Daniel Craig, tre muaj pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

Aktorja britanike – që ka djalin 12 vjeçar me Darren Aronofskyn, lindi vajzën me aktorin 50-vjeçar në fund të muajit gusht, por në moshën 48-vjeçare ajo e ndjen se ka kaluar periudhën për fëmijën e tretë.