Showbiz

Bruce Springsteen paralajmëron album të ri dhe turne për 2019-ën

Bruce Springsteen paralajmëron album të ri dhe turne për 2019-ën

Këngëtari i famshëm amerikan Bruce Springstreen ka zbuluar se është duke punuar në një album të ri solo dhe se është duke planifikuar që të mbajë një turne në Britani të Madhe me bendin e tij “E Street Band”.

“The Boss” [nofka e Brucet] ka performuar në shfaqjen e tij “Springsteen on Broadway”, e cila është xhiruar për Netflixin, transmeton Koha.net. Kjo shfaqje do të publikohet më 16 dhjetor.