Pas gjashtë vitesh Rita Ora është rikthyer me diçka të madhe.
E famshmja kosovare Rita Ora, që tashmë ka bërë bujë në mbarë botën, ka lansuar albumin e saj më të ri, pasi s’kishte lansuar album që nga viti 2012, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçarja është bërë artisja britaneze me dëgjueshmërinë më të lartë edhe në “Top 10 singles in UK”.
Karriera e saj ka marrë tashmë seriozitetin e lartë, e me albumin e saj të fundit kjo vërtetohet më së miri.
“Phoenix”, është albumi që ka lansuar Rita, e ku mirë dallohet vokali i saj i fuqishëm.
Prestigjiozja “The Guardian”, ka shkruar një artikull dedikuar Ritës, duke e vlerësuar lartë suksesin dhe talentin e këngëtares kosovare.
“Keep Talking me Julia Michales dhe Girls, ishin dy këngë euforike të Ritës, por Rita u rikthye edhe më fuqishëm me albumin “Phoenix”, këtu vërehet qartazi se Rita është e mrekullueshme”, thuhet ndër të tjerash.
Tutje thuhet se ylli i muzikës Pop, me këtë album, tregon se gjërat e mira vijnë tek ata që kanë durim dhe presin.