Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, gjatë një koncerti ka nisur një porosi për presidentin amerikan Donald Trump, lidhur me dëbimin e migrantëve nga SHBA-të.
“Unë jam bija e një migranti. Nuk do të isha këtu sikur babai im të mos vinte në Amerikë nga Shqipëria. Kjo është shtëpia e të lirëve. Mos shkatërron ëndrrën amerikane”, ka shkruar Bebe Rexha, derisa ka publikuar videon e koncertit.