Si njëra nga bankat më të mëdha në vend, “TEB” tani ka hapur pikën e 36-të në aeroportin “Adem Jashari”, si pika e parë dhe e vetmja përfaqësuese e bankave në këtë aeroport. Përmes një ceremonie u përurua dega, e cila po vlerësohet si shumë e nevojshme për të gjithë pasagjerët e sidomos për diasporën.
Nga e marta u krijua një hap tjetër drejt qasjes më të lehtë në shërbimet bankare, përmes kësaj pike e cila do të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme për klientët e saj.
Përmes një ceremonie inauguruese, të martën banka “TEB” ka hapur pikën e saj të re, të 36-n me radhë, këtë herë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Duke qenë pika e vetme përfaqësuese e një banke brenda aeroportit, “TEB” synon t’u ofrojë pasagjerëve dhe vizitorëve qasje të shpejtë dhe të sigurt financiare.
Orcun Ozdemir, drejtori menaxhues i bankës, u shpreh i lumtur për hapjen e pikës së re, e cila, sipas tij, do të përforcojë marrëdhënien e tyre me klientët.
“Jemi të lumtur që e hapëm degën e radhës të TEB-it këtu në aeroport. Ne dëshirojmë t’iu shërbejnë klientëve tanë dhe po ashtu diasporës dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe të përforcojmë lidhjen me klientët tanë”, ka thënë Orcun Ozdemir, drejtori menaxhues i TEB-it.
Ozdemir tha se kjo degë është shumë e rëndësishme edhe për ekonominë e vendit.
“Është shumë e rëndësishme për gjithkënd që vije nga jashtë dhe të shohin logon e bankës sonë këtu. Është po ashtu e rëndësishme për ekonominë e vendit dhe më së shumti është reklama që do i bëhet bankës sonë përmes prezantimit në aeroport”, ka thënë Ozdemir.
Sipas tij, këtu do të ofrohen të gjitha shërbimet që ofrohen edhe në degët e tjera të bankës TEB.
“Ne do të ofrojmë të gjitha shërbimet sikurse edhe në degët e tjera. Gjithashtu ne do të jemi të hapur edhe ditëve të shtuna, kështu që ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën që mundemi”, ka shtuar ai.
Gokhan Acikgoz, drejtori ekzekutiv i aeroportit “Adem Jashari”, theksoi se dega e re e “TEB”-it do të jetë në të mirë të pasagjerëve dhe vizitorëve të aeroportit.
“Pikësëpari ne nuk mund të imagjinojmë një aeroport pa një përfaqësues të bankave. Ne jemi shumë të lumtur që tashmë e kemi këtë bankë këtu, sepse TEB do të përfaqësojë bankat e Kosovës dhe është një korporatë me të cilën kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Ne jemi të bindur se kjo do të jetë ne të mirën e të dy palëve por ajo që ka më së shumti rëndësi është se kjo degë do të jetë në të mirë të pasagjerëve. Ju e dini që kemi shumë nga diaspora dhe ata janë shumë të çmuar për ne dhe ndonjëherë atyre iu duhet edhe ndonjë shërbim bankar siç është depozitimi apo edhe tërheqja, kështu që kjo është arsyeja që pas një diskutimi të gjatë me TEB-in ne e finalizuam marrëveshjen për hapjen e kësaj pike”, ka thënë Gokhan Acikgoz, drejtori ekzekutiv i aeroportit “Adem Jashari”.
Me këtë hapje, Banka TEB jo vetëm që rrit prezencën e saj në mbarë vendin, por edhe forcon edhe më shumë rolin e saj si një bankë moderne dhe pranë qytetarëve.
Artikull i sponsorizuar