Pas një periudhe prej 4 muajsh mbyllet konkursi ndërkombëtar i shpallur nga Komuna e Ulqinit me një
investim nga shtëpia e futbollit UEFA, për ndërtimin e stadiumit/kompleksit sportiv te qytetit te Ulqinit i cili i përket kategorisë së 2-të me kapacitet prej 3000 shikuesve.
Stadiumi do të shfrytëzohet edhe për përgatitjet verore të klubeve të ndryshme nga rajoni.
Konkursi ishte shpallur në të gjitha mediat më prestigjioze në botë për arkitekturë, ku ftonte arkitektët nga e gjithë bota të konkurronin me projektet e tyre.
Qëllimi i këtij konkursi është të fitohet dizajni konceptual më i mirë për Kompleksin e Sporteve që do të
ketë Stadiumin më të ri në Ulqin, gjegjësisht në fillimin e Plazhës së Madhe.
Propozimi fitues duhet t’i përmbahet parametrave dhe rekomandimeve të specifikuara në detyrën projektuese si dhe duhet të propozojë një zgjidhje funksionale që do të shërbejë si bazë për përgatitjen e dokumenteve teknike në fazat tjera të projektit.
Konkurs ku morën pjese studio nga e gjithë bota, duke përfshirë disa kompani nga Kosova ku gjithsej në numër ishin 61 pjesëmarrës.
Studio Maden Group nga Kosova arriti të marrë vendin e dytë, me propozimin e tyre “The flying Line”, koncept i bazuar në historinë e re të qytetit të Ulqinit “Paragliding: Arritja e jashtëzakonshme e Maden Group” nxjerr në pah kreativitetin dhe guximin e tyre të jashtëzakonshme të dizajnit dhe përkushtimin për të shtyrë kufijtë bazuar në Kategorinë e dytë sipas rregullores së UEFA.

Projekti fitues u shpall propozimi nga ekipi i arkitektëve nga Beogradi, Bojan Jovančević, Msc. Arch.
(representative of author team), Beograd, Republic of Serbia Aleksandar Ćosić, Msc. Arch. Sara Petković,
Msc. Arch. Jelena Džinović, Msc. Arch.


Poashtu LSN studio nga Kosova mori mirënjohje “Acquisition 2” për propozimin e tyre.


Juria vlerësuese ishin:
1. Muho Uruçi, arkitekti kryesor i qytetit të Komunës së Ulqinit, kryetar i jurisë
2. Prof. Ph.D. Ljubisha Folić, arkitekt, anëtar i jurisë
3. Prof. Ph.D. Bujar Demjaha, arkitekt, anëtar i jurisë
4. Iva Petkoviq, arkitekte anëtare e jurisë
5. Mentor Llunji, Inxhinier Ndërtimi, anëtar i jurisë
6. Mehmed Milla, arkitekt, anëtar i jurisë
7. Momir Đurđevac, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Kriteret vlerësuese ishin :
Kriteri hapësinor 30 pike
Kriteri përmbajtësor 30 pikë
Kriteri ekomonik 15 pikë
Kriteri estetik 20 pikë
Kriteri ekologjik 5 pikë
Projektet u shpërblyen me vlera monetare:
Çmimi i parë - 20,000,00 €
Çmimi i dytë – 12,000,00 €
Çmimi III - nuk u nda
“Acquisition” 1. - 4000,00 €
“Acquisition” 2 - 2000,00 €
“Acquisition” 3. - 2000,00 €
Gjate muajit korrik nga Komuna e Ulqinit pritet te mbahet edhe ceremonia zyrtare e ndarjes se çmimeve
ku do të kemi rast t’i shohim edhe projektet fituese nga afër.
Shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi më shumë konkurse ndërkombëtare dhe të kemi projekte të suksesshme nga vendi jonë në nivel ndërkombëtar.
*Artikull i sponsorizuar