Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë

Samsung

Me dizajn elegant, kamerë të fuqishme dhe funksionalitetin e përmirësuar të Awesome Intelligence, Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtinë, 15 prill 2026 – Samsung Electronics njoftoi se Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G, modelet më të reja të serisë Galaxy A, që sjellin risitë më të fundit të Samsung në fushën e teknologjisë mobile, përfshirë funksionalitetin e përmirësuar të Awesome Intelligence[1], tani janë të disponueshme në Kosovë duke nisur nga çmimi 439 EUR.

Seria më e re Galaxy A pasqyron angazhimin e Samsung për të zgjeruar aftësitë e inteligjencës artificiale në më shumë pajisje dhe për t’u mundësuar një game më të gjerë përdoruesish të përfitojnë nga një inteligjencë artificiale intuitive, që thjeshton aktivitetet e përditshme. Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G e përmirësojnë përvojën e përdorimit, tek e cila përdoruesit mbështeten çdo ditë, përmes përmirësimeve në performancë, kamerë dhe ekran, si edhe me veçori të avancuara të qëndrueshmërisë dhe sigurisë. Me deri në gjashtë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ dhe mbështetje afatgjatë të sigurisë, seria e re Galaxy A është projektuar për një jetëgjatësi më të madhe.

Disponueshmëria dhe çmimi

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G do të jenë të disponueshëm në Kosovë duke filluar nga data 10 prill. Galaxy A57 5G do të ofrohet me çmim duke filluar nga 549 EUR, ndërsa Galaxy A37 5G me çmim duke filluar nga 439 EUR.

Samsung Galaxy A57 5G

Memoria

Çmimi

8/128GB

549 €

8/256GB

599 €

12/512GB

789 €

 

Samsung Galaxy A37 5G

Memoria

Çmimi

6/128GB

439 €

8/256GB

539 €

 

 

 

 

Galaxy A57 5G do të jetë i disponueshëm në ngjyrat blu marinë fantastike, gri fantastike, jargavan fantastik dje blu akulli fantastike[2], ndërsa Galaxy A37 5G do të vijë në ngjyrat qymyri fantastike, gri në jeshile fantastike, e bardhë fantastike dhe livando fantastike.[3]

Awesome Intelligence e përmirësuar, e krijuar për jetën e përditshme

Me sistemin më të fundit operativ One UI 8.5, Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G sjellin risitë më të fundit të Samsung në fushën e inteligjencës artificiale për një audiencë më të gjerë, përmes Awesome Intelligence të përmirësuar, që u mundëson përdoruesve të kryejnë më lehtë më shumë detyra njëkohësisht, duke hapur njëkohësisht mënyra të reja për të krijuar dhe për të ruajtur produktivitetin.

Funksioni Voice Transcription është i ri në aplikacionin Voice Recorder dhe e bën më të lehtë rikthimin te detajet e rëndësishme nga takimet, leksionet apo telefonatat, pasi mundëson transkriptimin dhe përkthimin e shpejtë të regjistrimeve të thirrjeve ose shndërrimin e mesazheve zanore në tekst. Funksioni AI Select[4] tani është edhe më lehtësisht i aksesueshëm përmes një shtypjeje të gjatë në panelin anësor, ku në ekran shfaqen drejtpërdrejt veprimet përkatëse për nxjerrjen e tekstit ose krijimin e përmbajtjes, pa pasur nevojë për përzgjedhje manuale të elementeve. AI Select mbështet gjithashtu edhe funksionin Drag & Drop në modalitetin Multi-Window, duke u mundësuar përdoruesve të zhvendosin lehtësisht imazhe në Samsung Notes ose Photo Editor, për modifikim më të shpejtë dhe produktivitet më të lartë.

Awesome Intelligence e bën më të thjeshtë edhe editimin e përditshëm të fotove. Funksioni Object Eraser[5] tani ofron rezultate më natyrale gjatë heqjes së elementeve të padëshiruara, si kalimtarët në sfond apo rrëmuja në një kafene. Në Galaxy A57 5G, funksioni Best Face[6] mbështet fotografimin me disa poza dhe kapjen në seri, duke e bërë më të lehtë realizimin e fotove perfekte në grup, ku të gjithë duken sa më mirë. Mjetet e preferuara si Filters dhe Edit Suggestions[7] i ndihmojnë përdoruesit të përmirësojnë dhe të ndajnë momentet e tyre shpejt dhe pa mundim shtesë, ndërsa Galaxy A57 5G përfshin gjithashtu edhe funksionin Auto Trim[8] për editim edhe më të thjeshtë të videove.

Funksioni Circle to Search with Google[9] mundëson identifikimin e disa objekteve njëkohësisht, në mënyrë që përdoruesit të mund të eksplorojnë lehtësisht disa elemente brenda së njëjtës pamje, nga një veshje deri te aksesorët përkatës, të gjitha me një kërkim të vetëm.

Seria e re Galaxy A zgjeron përvojën e Awesome Intelligence me një sërë asistentësh të krijuar për të thjeshtuar aktivitetet e përditshme, nga kërkimi dhe organizimi i planeve, deri te personalizimi i thjeshtë i cilësimeve. Si asistent bisedor i pajisjes, Bixby[10] i përmirësuar u mundëson përdoruesve të menaxhojnë në mënyrë intuitive cilësimet dhe funksionet e pajisjeve Galaxy përmes gjuhës natyrale, ndërsa Gemini[11] menaxhon detyra më komplekse në aplikacionet native të Galaxy dhe në aplikacione të përzgjedhura të palëve të treta, duke ofruar ndërveprime më të shpejta dhe më intuitive.

Kamera e avancuar për foto dhe video më të qarta, ditën dhe natën

Ndërsa inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e integruar në përvojën mobile, performanca e kamerës mbetet thelbësore për të ofruar funksionalitetin e përditshëm dhe kënaqësinë që përdoruesit presin.

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G ofrojnë rezultate vizuale më të ndritshme dhe më të qarta falë harduerit të përmirësuar të kamerës dhe procesorit të avancuar të imazhit (ISP)[12]. Të dy pajisjet janë të pajisura me një sistem të gjithanshëm me tre kamera, të udhëhequr nga një sensor kryesor 50 MP[13], që mundëson kapjen e fotove të mprehta dhe me detaje të pasura në një gamë të gjerë kushtesh ndriçimi, pa pasur nevojë për rregullime manuale.

Kur bie mbrëmja, kamerat e Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G përshtaten në mënyrë të natyrshme falë funksionit të përmirësuar Nightography[14], i cili mundëson realizimin e fotove dhe videove të qarta dhe realiste edhe në kushte me ndriçim të ulët.

Galaxy A57 5G e çon fotografinë në një nivel edhe më të lartë me përpunim të avancuar të imazhit, që mpreh detajet dhe redukton zhurmën për rezultate edhe më të qarta dhe më të gjalla. Ai ofron kontrast të pasur dhe ngjyra të balancuara edhe në kushte sfiduese ndriçimi, ndërsa shpejtësia më e lartë e shkrepjes mundëson kapjen e menjëhershme të momenteve kalimtare, më shpejt dhe me më shumë qartësi[15].

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G përfitojnë gjithashtu nga njohja e skenave dhe subjekteve me bazë inteligjence artificiale, si edhe nga optimizimi inteligjent i skenës, duke mundësuar portrete më të balancuara, ruajtje të toneve natyrale të lëkurës dhe ndarje më të qartë të sfondit. Kur nevojitet një kënd më i gjerë, lentja ultra-wide kap më shumë në çdo foto grupi apo peizazh, ndërsa kamera makro 5 MP zbulon detaje të imta nga afër dhe ofron më shumë liri krijuese.

Performancë e fuqishme për Streaming dhe Multitasking

Galaxy A57 5G kombinon më të mirën e dizajnit dhe performancës[16], duke ofruar funksionim të përmirësuar falë CPU, GPU dhe NPU të avancuara, të integruara në një trup elegant dhe të lehtë. I krijuar për streaming pa ndërprerje, lëvizje të butë në ekran dhe krijim përmbajtjeje, dizajni i rafinuar i tij përfshin një sipërfaqe me shkëlqim dhe një modul karakteristik me tre kamera, që krijon një pamje moderne dhe një ndjesi komode në dorë.

Pavarësisht profilit më të hollë, Galaxy A57 5G ofron performancë të fuqishme. Bateria me kapacitet 5000 mAh[17] mundëson deri në dy ditë përdorim[18], nga regjistrimi dhe editimi, deri te shikimi i përmbajtjes gjatë lëvizjes. Funksioni Super Fast Charging 2.0 lejon karikim deri në 60% për rreth 30 minuta, për një nisje të shpejtë përpara se të dilni, ndërsa sistemi i ftohjes, 13% më i madh[19], ndihmon në ruajtjen e performancës gjatë seancave më të gjata të lojërave apo regjistrimit. Kornizat më të holla të ekranit dhe ekrani i ndritshëm Super AMOLED+ me funksionin Vision Booster ofrojnë një përvojë shikimi më immersive dhe më të qartë, si në ambiente të brendshme ashtu edhe në ato të jashtme.

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G janë krijuar për përdorim të përditshëm dhe vijnë me certifikimin IP68[20] për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke ofruar më shumë qëndrueshmëri në kushtet reale të përdorimit dhe më shumë siguri për përdoruesit në situata të paparashikuara.

Mbështetje afatgjatë dhe siguri në thelb

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G forcojnë angazhimin e Samsung për përdorim afatgjatë të pajisjeve, duke ofruar deri në gjashtë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ Android dhe ndërfaqes One UI[21], si edhe deri në gjashtë vite përditësime sigurie, çka u mundëson përdoruesve një përvojë të besueshme përdorimi për shumë vite me radhë.

Samsung ofron një nivel të avancuar sigurie, transparence dhe kontrolli për përdoruesit përmes Knox Vault[22], një zgjidhje sigurie në nivel hardueri, e mbrojtur ndaj ndërhyrjeve. Seria Galaxy A u ofron përdoruesve mbrojtje gjithëpërfshirëse përmes funksioneve të avancuara të sigurisë dhe privatësisë, përfshirë panelin Security & Privacy, funksionin Auto Blocker, opsionin Private Sharing, mbrojtjen ndaj vjedhjes (Theft Protection), si edhe funksionin e ri Private Album në aplikacionin Gallery, që mundëson kyçjen e shpejtë dhe të lehtë të përmbajtjes personale.

Ndryshe nga mekanizmat tradicionalë të mbrojtjes, pajisjet më të fundit të serisë Galaxy A i paralajmërojnë përdoruesit në mënyrë proaktive për rreziqe të mundshme përmes njoftimeve Privacy Alerts, sinjalizime inteligjente që ofrojnë më shumë qartësi dhe kontroll mbi lejet e vendndodhjes ose mbi çdo aktivitet të dyshimtë që mund të përfshijë të dhëna të ndjeshme. Së bashku, këto përmirësime bëjnë që siguria të jetë po aq intuitive sa edhe vetë përvoja e përdorimit, duke e bërë mbrojtjen e pajisjes më të lehtë se kurrë më parë.

Për më shumë informacion mbi Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G, vizitoni faqen zyrtare të Samsung.

###

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TABELA E SPECIFIKIMEVE

 

Galaxy A57 5G

Galaxy A37 5G

Ekrani [23]

6,7-inç FHD+

* Madhësia e ekranit është matur në diagonale; ekrani është 6,7 inç sipas katrorit të plotë dhe 6,6 inç duke marrë parasysh këndet e rrumbullakosura; sipërfaqja reale e dukshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakosura dhe hapjes për kamerën.

6.7-inç FHD +

*  Matur në diagonale, madhësia e ekranit është 6,7 inç sipas katrorit të plotë dhe 6,5 inç duke marrë parasysh këndet e rrumbullakosura; sipërfaqja reale e dukshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakosura dhe hapjes për kamerën.

Ekran Super AMOLED
Shpejtësi rifreskimi deri në 120 Hz
Vision Booster

Ekran Super AMOLED

Shpejtësi rifreskimi deri në 120 Hz

Vision Booster

Dimensionet dhe pesha

161.5 x 76.8 x 6.9mm, 179g

162.9 x 78.2 x 7.4mm, 196g

Kamera

12MP kamera ultra e gjerë

·         F2.2

50MP kamera e gjerë

·         F1.8

5MP kamera makro

·         F2.4

12MP kamera e përparme

·         F2.2

8MP kamera ultra e gjerë

·         F2.2

50MP kamera e gjerë

·         F1.8

5MP kamera makro

·         F2.4

12MP kamera e përparme

·         F2.2

Memoria dhehapësira [24]

8+128 GB 
8+256 GB
12+256 GB
12+512 GB

6+128 GB
8+128 GB
8+256 GB
12+256 GB

Bateria

5000mAh (tipike)

* Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike nga një palë e tretë. Vlera tipike është një mesatare e vlerësuar që merr parasysh ndryshimet në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 4,905 mAh. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit rrjetor, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

 

OS

Android 16

One UI 8.5

Siguria

Samsung Knox

Rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit

 

IP68

 


 


[1] Për përdorimin e disa funksioneve të inteligjencës Samsung mund të kërkohet hyrja në llogarinë Samsung. Samsung nuk ofron asnjë garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve që ofrojnë funksionet e inteligjencës. Disponueshmëria e funksioneve të Awesome Intelligence (Izjemna inteligenca) mund të ndryshojë sipas rajonit/vendit, versionit të sistemit operativ/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit mobil. Në disa rajone, shërbimi mund të ketë kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale nga përdoruesit e mitur.

[2] Disponueshmëria e ngjyrave dhe modeleve mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit.

[3] Disponueshmëria e ngjyrave dhe modeleve mund të ndryshojë sipas vendit, rajonit ose operatorit.

[4] Kërkon lidhje interneti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës ose modelit të pajisjes. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë. Për disa gjuhë mund të kërkohet shkarkimi i paketës gjuhësore. Gjatë përdorimit të parë të aplikacionit, mund të kërkohet shkarkimi dhe instalimi i funksionit Galaxy AI Select.

[5] Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushtet e fotografimit, duke përfshirë shumë subjekte, subjektet jashtë fokusit ose subjektet në lëvizje.

[6] Funksioni Best Face është i disponueshëm vetëm për fotografitë e kapura me funksionin Motion Photo të aktivizuar. Funksioni nuk krijon shprehje të reja të fytyrës, por zgjedh ndërmjet kadrave brenda videos së Motion Photo. Mund të identifikojë deri në pesë persona në një imazh dhe për secilin sugjeron deri në tre alternativa shprehjesh. Saktësia e rezultateve nuk garantizohet.

[7] Funksioni Edit Suggestions është i kompatibël me formatet JPG, PNG dhe GIF. Rezultatet përfundimtare dhe cilësia mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes së imazhit origjinal. Saktësia e rezultateve përfundimtare nuk garantizohet. Predlogët për redaktim mund të ndryshojnë sipas përmbajtjes së fotografisë. Për shkak të natyrës së inteligjencës artificiale, rezultatet dhe cilësia mund të ndryshojnë në çdo përdorim.

[8] Kohëzgjatja maksimale e një klipi të vetëm është 90 minuta. Kohëzgjatja maksimale totale e klipeve të bashkuara është 180 minuta. Numri maksimal i klipeve në një projekt të vetëm video është 60. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.

[9] "Circle to Search" është markë tregtare e Google LLC. Rezultatet janë vetëm për qëllime informative. I disponueshëm në pajisje të zgjedhura dhe kërkon një lidhje interneti. Funksionon në aplikacione dhe mjedise të pajtueshme. Rezultatet mund të ndryshojnë në bazë të përputhjeve vizuale. Ju lutemi rishikoni rezultatet për saktësi.

[10] Disponueshmëria e shërbimit Bixby kërkon hyrje në një llogari Samsung dhe lidhje të dhënash. Karakteristikat dhe opsionet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas vendit, rajonit dhe gjuhës. Bixby njeh vetëm disa thekse dhe dialekte të anglishtes (Mbretëria e Bashkuar), anglishtes (Shtetet e Bashkuara), anglishtes (India), frëngjishtes (Francë), gjermanishtes (Gjermani), italishtes (Itali), japonishtes (Japoni), koreanishtes (Koreja e Jugut), mandarinishtes (Kinë), portugalishtes (Brazil), spanjishtes (Spanjë) dhe spanjishtes (Amerika Latine). Gjuhë të tjera të mbështetura mund të shtohen në të ardhmen. Jo të gjitha thekset, dialektet dhe shprehjet mund të njihen dhe performanca aktuale mund të ndryshojë në varësi të shqiptimit, volumit të të folurit dhe mjedisit përreth. Përdorimi i Bixby mund të jetë i kufizuar në situata të caktuara, siç është gjatë regjistrimit të mediave (video/lojëra/zë), gjatë thirrjeve, në modalitetin maksimal të kursimit të energjisë, emergjencë ose në modalitetin Samsung Kids. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit/ofruesit të shërbimit/gjuhës/modelit të pajisjes/versionit të sistemit operativ. Bixby ju lejon të kontrolloni aplikacionet e zgjedhura dhe do të shtohet mbështetje për aplikacione shtesë. Për të kontrolluar pajisjet e aktivizuara me SmartThings me Bixby, pajisjet duhet së pari të jenë të lidhura me aplikacionin SmartThings. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të SmartThings.

[11] Gemini është një markë e Google LLC. Funksioni Gemini Live kërkon lidhje interneti dhe një llogari Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës ose modelit të pajisjes. Funksionet mund të ndryshojnë sipas llojit të abonimit, dhe rezultatet mund të jenë të ndryshme. Kompatibiliteti është i kufizuar për funksione dhe llogari të caktuara. Aktualisht mund të përdoret llogaria personale Google, e menaxhuar në mënyrë të pavarur, si dhe llogaria e punës ose e shkollës, nëse administratori ka lejuar aksesin në Gemini. Përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjeç (ose mosha përkatëse në vendin përkatës) për të përdorur Gemini me llogari personale ose shkollore Google, dhe të paktën 18 vjeç për të përdorur Gemini me llogari pune.

[12] Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushtet e ndriçimit dhe/ose të kushteve të fotografimit, përfshirë shumë subjekte, subjektet jashtë fokusit ose subjektet në lëvizje.

[13] Rezolucioni 50 MP është i disponueshëm vetëm në kamerën kryesore të gjerë të pajisjeve Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G.

[14] Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të fotografimit, duke përfshirë shumë subjekte, subjektet jashtë fokusit ose subjektet në lëvizje.

 

[15] Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të fotografimit, përfshirë praninë e shumë subjekteve, subjektet jashtë fokusi ose subjektet në lëvizje.

[16] Përmirësimet e performancës janë treguar në krahasim me Galaxy A56 5G. Performanca reale varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet dhe softueri apo aplikacionet e instaluara paraprakisht.

[17] Vlera tipike e baterisë është testuar në kushte laboratorike nga një palë e tretë. Vlera tipike përfaqëson rezultatin mesatar të vlerësuar, duke marrë parasysh devijimet e kapacitetit mes mostrave të baterive, të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i deklaruar (minimal) është 4905 mAh. Jeta reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

[18] Jeta reale e baterisë ndryshon në varësi të mjedisit të rrjetit, funksioneve dhe aplikacioneve të përdorura, frekuencës së thirrjeve dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe faktorëve të tjerë të ndryshëm. Vlerësimi bazohet në një profil mesatar përdorimi të përgatitur nga UX Connect Research. Vlerësimi u krye në mënyrë të pavarur nga UX Connect Research gjatë periudhës 8–18 janar 2026 në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur versionet paraprake të modelit SM-A576 me cilësimet e paracaktuara në rrjetet LTE dhe 5G Sub6. Testimi nuk është kryer në rrjetin 5G mmWave.

[19] Në krahasim me modelin e mëparshëm, performanca reale varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet dhe softueri apo aplikacionet e instaluara paraprakisht.

[20] Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G kanë certifikimin IP68. Bazuar në testimet laboratorike, kjo do të thotë se janë të rezistueshëm ndaj zhytjes në ujë të freskët deri në 1,5 metra thellësi për maksimum 30 minuta. Përdorimi në plazh ose në pishinë nuk rekomandohet. Rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit nuk është e përhershme dhe mund të ulet me kalimin e kohës për shkak të përdorimit të zakonshëm.

[21] Disponueshmëria dhe koha e përditësimeve të sistemit operativ Android dhe të përditësimeve të sigurisë mund të ndryshojnë sipas modelit të pajisjes dhe tregut. Pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy marrin deri në gjashtë gjenerata përditësimesh të Android OS dhe One UI, si dhe deri në gjashtë vite përditësime sigurie nga data e prezantimit të tyre botëror.

[22] Funksionet e sigurisë ose arkitektura harduer/software e Samsung Knox Vault në smartfonët e serisë Samsung Galaxy A mund të ndryshojë nga ato në pajisjet premium të Samsung Galaxy, përfshirë smartfonët e serive Galaxy S, Z, S FE dhe tabletët e serisë Tab S të prezantuar që nga viti 2021. Disponueshmëria e Samsung Knox Vault mund të ndryshojë gjithashtu në varësi të modelit të pajisjes.

[23] Ekrani ka marrë certifikim për mbrojtjen e syve nga SGS, bazuar në aftësinë e tij për të zvogëluar efektet e dëmshme të dritës blu.

[24] Mundësitë e memories/ruajtjes dhe disponueshmëria mund të ndryshojnë sipas vendit, rajonit ose operatorit. Kapaciteti i disponueshëm i memories/ruajtjes varet nga softueri i instaluar paraprakisht.