Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Një rrugëtim drejt suksesit, STORIE nga Startupët e Prizrenit

Dita Ndërkombëtare e Studentëve u shënua me një aktivitet inovativ në qendrën GALERIA në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit MAKERSPACE Prizren, më 14 Tetor 2023.

Këtë të Shtunë, qendra tregtare Galeria Shopping Mall së bashku me qendrën e inovacionit Makerspace Prizren organizuan aktivitetin “STORIE SUKSESI”, një rrugëtim drejt arritjeve të suksesshme.

Ky aktivitet synoi tu ofronte studentëve informacione lidhur me ndihmën dhe ndikimin e startup-eve në zhvillimin e karrierës dhe për t’i inkurajuar ata të jenë pjesë e zhvillimit të startup-eve të ardhshëm. Gjithashtu, u theksua rëndësia e sfidave që përballen pjesëmarrësit e startup-eve, mbështetjes që ofrohet nga Makerspace dhe sfidat e zhvillimit të programeve trajnuese profesionale në Prizren

{gallery}

Për të gjithë vizionarët e së ardhmes të cilët fokusohen në ide, Makerpsace udhëzon të gjithë studentët në rrugën drejt rritjes, zhvillimit, ngritjes së kapaciteteve dhe edukimit. Po ashtu, duke ofruar edhe mbështetje si: programe të edukimit dhe trajnimit profesional, mbështetje për inkubacionin e start-up-ave dhe për sipërmarrësit, hapësira bashkëpunuese dhe MakersLab - laboratori i industrisë kreative.

Një falënderim i veçantë edhe për bashkëpunëtorët nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit. Për të gjithë të pranishmit, kjo ngjarje ishte me shumë rëndësi për të eksploruar dhe adresuar çështje lidhur me identifikimin e aftësive të tyre unike dhe hapat e nevojshëm për të nisur një karrierë të suksesshme në ambientin e punës.

Edhe Nxënësit e Kosovës nga puna në biznese sigurojnë para për kauza bamirëse SOT Nxënësit e Kosovës nga puna në biznese sigurojnë para për kauza bamirëse

E, e gjitha kjo, është vetëm një tregues i forcës së inovacionit dhe teknologjisë, duke mos lënë anash edhe përkushtimin e Qendrës GALERIA për nxitjen e mundësive të reja të dijes zhvillimit, dhe motivimit të të rinjve.

*Artikull i sponsorizuar