Reklama

IPKO dhe FC DRITA nënshkruajnë partneritet strategjik: Bashkë për të ardhmen e sportit në Kosovë

IPKO

Prishtinë, 26 maj 2025 – Me përkushtim të vazhdueshëm ndaj përkrahjes së sportit dhe
fuqizimit të komunitetit, IPKO ka nderin të shpallë marrëveshjen e re partneriteti me FC DRITA, duke u bërë sponsor gjeneral i klubit për dy sezonet e ardhshme.

Ky bashkëpunim përfaqëson më shumë se një mbështetje financiare – është një zotim i përbashkët për të investuar në potencialin e të rinjve, për të nxitur pasionin për sportin dhe për
të ndërtuar ura të reja mes suksesit sportiv dhe zhvillimit shoqëror.

FC DRITA, tashmë katër herë kampione e Superligës së Kosovës, mbetet një nga klubet më të respektuara dhe më me ndikim në historinë e futbollit kosovar. Me rrënjë të thella në qytetin e Gjilanit dhe me një bazë të fuqishme tifozësh, klubi simbolizon përkushtimin, disiplinën dhe krenarinë që e karakterizojnë sportin e vërtetë.

“Partneriteti me FC DRITA është një zgjedhje e natyrshme për IPKO-n. Ne besojmë në fuqinë e
sportit për të frymëzuar, edukuar dhe bashkuar komunitete. Ky bashkëpunim përfaqëson vlerat
tona të përbashkëta – përkushtimin ndaj përparimit, mundësive të barabarta dhe suksesit të
merituar,” theksoi Andras Pali, CEO i IPKO.

Mbështetja nga IPKO do të fokusohet në ngritjen e standardeve të zhvillimit sportiv dhe fuqizimin e rolit të klubit në jetën sociale dhe kulturore të komunitetit.

Kjo marrëveshje u kurorëzua në një moment historik për FC DRITA: të dielën, më 25 maj 2025, në stadiumin e qytetit në Gjilan, klubi mbylli me sukses sezonin duke triumfuar përballë FC Feronikeli 74 dhe duke siguruar titullin kampion të Superligës së Kosovës.

Festa nuk përfundoi në fushë, qyteti u mbush me emocion, muzikë dhe atmosferë festive përballë Teatrit të Qytetit, ku mijëra tifozë kremtuan këtë arritje së bashku me artistë të njohur shqiptarë.  Një mbrëmje që shënoi jo vetëm fundin e një sezoni të jashtëzakonshëm, por edhe fillimin e një kapitulli të ri për FC DRITA dhe IPKO – një kapitull suksesi dhe bashkëpunimi.

Me këtë partneritet të ri, IPKO, lider në fushën e telekomunikacionit në Kosovë rikonfirmon angazhimin e saj për të mbështetur sportin dhe zhvillimin e komunitetit. Përveç ofrimit të shërbimeve të avancuara në telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital, kompania vazhdon të luajë një rol kyç edhe në përkrahjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në jetën sociale, kulturore dhe sportive në vend.

*Artikull i sponsorizuar