Reklama

INOVACIONI, LIDERSHIPI DHE SUKSESI: JA ÇFARË SOLLI KONVENTA E 26 TETORIT

Artikull i sponsorizuar

Konventa e 7-të ndërkombëtare “Suksesi është qëllimi yt,” e mbajtur më 26 tetor në Prishtina Mall, CineStar, theksoi edhe një herë fuqinë e edukimit për suksesin personal dhe profesional. Me pjesëmarrjen e mbi 300 entuziastëve të biznesit dhe zhvillimit personal, konventa u shqua për atmosferën e ngrohtë dhe pozitive që krijoi çdo moment.

Trajnerë/Folës të përzgjedhur ndërkombëtarë dhe vendas, përfshirë emra të njohur si Denis Gafuri, Ermal Sadiku, Vasil Naci, Kristian Kabashi, Gent Shala, Tiziano Benvenuti, Vigan Morina e Rafaela Rica sollën një gamë të gjerë temash që mbuluan lidershipin, psikologjinë e suksesit, strategjitë e shitjes dhe zhvillimin e vetëbesimit. Çdo fjalim frymëzues dhe historia personale e ndarë nga trajnerët mbajti të pranishmit të përqendruar dhe të angazhuar, duke treguar një interes të jashtëzakonshëm për çdo fjalë dhe mësim që u dha. Temat qe u trajtuan perfshinë: 

•    Optimizimi i kohës për rezultat maksimal në shitje: 🕒📈

•    HR: Lidershipi me fokus tek njerëzit 👥🤝

•    Inteligjenca Artificiale: Ndikimi dhe potenciali i AI në inovacion dhe shfrytëzimi i benefiteve të saj 🤖💡

•    Teknikat e shitjes dhe negocimit në sektorin e patundshmërisë 🏢🏠

•    Histori suksesi dhe mësime nga sfidat dhe arritjet 🏆📚

•    Forex: Sekretet për të fituar në një nga bizneset më fitimprurëse të momentit dhe evitimi i rreziqeve 💹⚖️

•    Marketingu: Strategji inovative të marketingut 📊🎯

Energjia dhe vëmendja e audiencës ishin të dukshme, me fokus të qartë për të mësuar nga përvoja të suksesshme dhe për të gjetur frymëzim në rrugëtimet e secilit folës. Qëllimi ynë ishte t'u japim të pranishmëve jo vetëm mësime të vlefshme, por edhe një rrugë të re drejt qëllimeve të tyre të mëdha dhe përmbushëse. Vlerësimet e pjesëmarrësve dhe bashkëpunëtorëve tanë dëshmojnë se kjo konventë arriti qëllimin e saj dhe frymëzoi shumë prej tyre për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të shndërruar suksesin në një qëllim të arritshëm.

Faleminderit partnerëve tanë për përkrahjen e këtij eventi të veçantë dhe për angazhimin për të shpërndarë mesazhin e suksesit. Së bashku, kontribuam në një eksperiencë që i shtyn dhe motivon të gjithë drejt arritjes dhe realizimit të ëndërrave e synimeve të tyre.

Për të rezervuar vendin tend në eventin e radhës me datë 15 dhjetor ne Zurich të Zvicrës, regjistrohu në linkun në vijim: 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeilY4hPs0WeP-8MWo8H4BMYo_oxP4SDy53I1ZOoZa0PhYSOA/viewform?usp=pp_url

[email protected] | +383 49 893 693