Nëntori sjellë festën e paharrueshme të të drejtave të fëmijëve në GALERIA Shopping Mall me një koncert të veçantë nga fëmijët e CONCORDIA.
Dita Botërore e Fëmijëve po afron, dhe në këtë atmosferë të festës, qendra tregtare GALERIA në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ndërkombëtare CONCORDIA, po organizojnë një koncert solidariteti për të treguar mbështetjen ndaj të drejtave të çdo fëmije. CONCORDIA Projekte Sociale është një organizatë jo-qeveritare ndërkombëtare e cila është e përkushtuar për të siguruar që fëmijët dhe të rinjtë të kenë mundësinë për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të jetuar një jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Puna e saj është e bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve (UNCRC) dhe është e fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Më datën 20 Nëntor, duke filluar nga ora 17:00, ju ftojmë të bashkoheni në këtë event të jashtëzakonshëm, duke shprehur përkushtimin tuaj ndaj fëmijëve. E ky koncert bëhet edhe më i veçantë kur fëmijët nga CONCORDIA do të jenë ata të cilët do të përcjellin magjinë e muzikës, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme dhe unike. Përveç pasionit për muzikën nga fëmijët e organizatës CONCORDIA, 04 Band po ashtu do të shtojë emocionin e koncertit me performancën e tyre muzikore, duke interpretuar një nga këngët me ikonike “We Are the World”, për të përcjellë mesazhin se vetë fëmijët janë e gjithë bota.
Në këtë ngjarje të shquar, do të jenë prezent edhe shumë personalitete të larta nga institucionet e ndryshme, për të shprehur mbështetjen ndaj iniciativës së rëndësishme të këtij koncerti. Përfaqësues nga komuna e Prizrenit, fusha e kulturës, arsimit, dhe drejtat e njeriut do të jenë të pranishëm, duke përkrahur përpjekjet për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë në nevojë. Në këtë atmosferë solidare, shfaqja e përkushtimit ndaj të drejtave të fëmijëve do të bëhet e qartë dhe frymëzuese për të gjithë.
Më 20 Nëntor, Galeria Shopping Mall do të jetë vendi ku do të shprehet bukuria e festës së fëmijëve! Andaj, ejani të bashkoheni në këtë thirrje të veçantë duke e bërë këtë ditë sa më unike për të gjithë fëmijët.
*Artikull i sponsorizuar