Në këtë material do të njiheni më nga afër me kompaninë lidere në tregun e pijeve alkoolike dhe joalkoolike në vend “Argo Trade”. Kjo kompani e ka kthyer tashmë në traditë organizimin e një ngjarjeje të përvitshme për të falënderuar partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për bashkëpunimin shumëvjeçar. “Argo Trade” ofron në treg një gamë të gjerë pijesh ndër më të njohurat në botë, për të cilat flasin vetë përfaqësuesit e kompanisë.
Prej më shumë se tri dekadash, “Argo Trade” është lidere në industrinë e distribucionit të pijeve në rajon. Kompania është kthyer në sinonim të profesionalizmit dhe besueshmërisë në ofrimin e pijeve më të konsumuara, si alkoolike ashtu edhe joalkoolike, në mbarë botën.
E njohur tashmë edhe me emrin “Argo Group”, kompania organizon çdo vit një event të veçantë për të mbledhur partnerët e saj, vendas dhe të huaj, në një atmosferë falënderimi dhe reflektimi mbi rrugëtimin e përbashkët.
Ngjarja u hap me një fjalim dhe një përmbledhje të shkurtër të historikut të kompanisë nga përfaqësuesja e saj, Melodi Humolli.
Të pranishmit patën mundësinë të ndjekin edhe video-mesazhe nga partnerë ndërkombëtarë të kompanisë, prodhues të disa prej brendeve më të njohura të pijeve në botë.
Që nga viti 1991, “Argo Trade” sjell për konsumatorin kosovar pijet më të njohura ndërkombëtare, të shpërndara në mbi 7 mijë pika shitjeje anembanë vendit.
“Ne si ‘Argo Trade’ jemi kompania më e madhe në Kosovë në distribuimin e pijeve dhe jemi krenarë që nga ky vit identifikohemi edhe si ‘Argo Group’. Kjo ndejë është tradicionale për ne, organizohet çdo vit si shenjë falënderimi për partnerët tanë dhe për të promovuar produktet e reja. Sonte po prezantojmë edhe dy pije të reja: ‘Bayadera’ dhe ‘Sangria’, një prodhim italian”, thekson Amir Mehmeti nga “Argo Trade”.
“Është kënaqësi e madhe t’i kemi të gjithë bashkëpunëtorët tanë në një vend të vetëm. ‘Argo Trade’ gjithmonë ka pasur partnerë ndërkombëtarë dhe që nga viti 1991 ka kaluar nëpër sfida, por falë bashkëpunimeve të para ndërkombëtare, na janë hapur shumë dyer. Kështu, rrugëtimi ynë vetëm është bërë më i lehtë”, shton Diellza Kadriu nga “Argo Trade”
“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Ne kemi një bashkëpunim shumëvjeçar me ‘Argo Group’, një partneritet i qëndrueshëm që na bën krenarë. Është kënaqësi të jem sot pjesë e këtij organizimi, në mesin e partnerëve tanë”, deklaron Sanja Calasan, përfaqësuese e birrës “Nikshiq”
Në një atmosferë të ngrohtë me muzikë, pije dhe ushqim, “Argo Trade” i argëtoi të ftuarit e saj, duke kurorëzuar këtë ngjarje me promovimin e dy produkteve të reja në tregun vendor.