Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) feston ditëlindjen e saj të 7-të
(Prishtinë, 4 korrik) – Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) feston ditëlindjen e saj të 7-të. RYCO u krijua më 4 korrik 2016 nga qeveritë e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës*, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë (i njohur si Ballkani Perëndimor 6), në kuadër të Procesit të Berlinit. Me një zyrë qendrore në Shqipëri dhe degë lokale në Tiranë, Sarajevë, Prishtinë, Podgoricë, Shkup dhe Beograd, RYCO është e vetmja organizatë ndërqeveritare që merret me ndërtimin e paqes, pajtimin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor përmes programeve të shkëmbimit të të rinjve.
Deri më tani, RYCO ka fuqizuar më shumë se 31,000 të rinj, duke investuar mbi 7 milionë euro në programet e shkëmbimit të të rinjve, në nivel rajonal dhe lokal. RYCO ka zhvilluar katër thirrje të hapura duke mbështetur rreth 240 organizata të shoqërisë civile dhe 115 shkolla. Së shpejti do të lansohet Thirrja e re e Hapur për Organizatat e Shoqërisë Civile. Në kuadër të projektit kryesor të quajtuar Supershkollat, RYCO lidhi mbi 150 shkolla, 1000 nxënës dhe 300 mësues në të gjithë rajonin. Nëpërmjet projektit Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë (RISE), RYCO mbështeti rreth 400 sipërmarrës të rinj.
Ndikimi i këtyre shifrave dhe përpjekjeve në shtatë vitet e fundit mund të paraqitet simbolikisht në një mesazh të dërguar nga një student i shkëmbimit të Supershkollave midis Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ky shkëmbim do të thotë shumë për mua. Më ndihmoi të thyeja paragjykimet fetare që kisha përpara se të merrja pjesë. Kisha gjithashtu frikë nga pengesat gjuhësore. Por, vetëm 10 minuta pasi takova bashkëmoshatarët e mi nga Shkupi, kuptova se nuk ka dallime mes nesh. Unë besoj se miqësitë që kemi krijuar do të zgjasin për një kohë të gjatë”, tha Adna Oraščanin nga Qendra për Fëmijët dhe të Rinjtë e Verbër dhe me Dëmtim në Shikim, nga Sarajeva.
RYCO është e përkushtuar ndaj nevojave, shqetësimeve dhe ëndrrave të rinisë në BP6
Në rajonin BP6 jetojnë më shumë se 3,5 milionë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç, të cilët përbëjnë mbi 20% të popullsisë së përgjithshme. Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s Albert Hani thekson se RYCO ka qenë e përkushtuar për të rritur mirëkuptimin dhe unitetin duke ofruar programe transformuese që adresojnë nevojat, shqetësimet dhe ëndrrat e tyre.
“Sot ne festojmë bashkimin në përpjekjet për të ndërtuar ura miqësie, për të thyer barrierat dhe për të fuqizuar brezin e ardhshëm për të krijuar një të ardhme më të ndritshme evropiane për Ballkanin Perëndimor. Është besimi i vazhdueshëm në misionin tonë ai që ushqen përpjekjet tona dhe ekipi ynë pret me padurim edhe shumë vite të tjera bashkëpunimi, ndërsa ne krijojmë një të ardhme më të ndritur”, thotë z. Hani.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i RYCO, Denis Piplaš, theksoi se të rinjtë janë akterë vitalë në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme dhe paqësore.
*Ky përcaktim nuk paragjykon pozicionet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së, të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
“Njohja dhe mbështetja e tyre është një hap thelbësor drejt zhvillimit të një rajoni koheziv dhe të begatë. Ndërtimi i paqes krijon një mjedis ku të rinjtë mund të lulëzojnë, të kenë akses në arsim cilësor, të punësohen dhe të marrin pjesë aktive në proceset vendimmarrëse”, thotë z. Piplaš.
Përmirësimi i pozitës së të rinjve në nivel lokal
RYCO ka një degë lokale në Kosovë, ku organizojnë aktivitete dhe zbatojnë projekte në baza ditore.
Duke punuar së bashku me organizatat rinore, qeveritë, komunat dhe organizatat ndërkombëtare, ata kanë arritur të përmirësojnë pozitën e të rinjve në nivel lokal.
“Dega Lokale e RYCO-s në Kosovë ka shërbyer si një portë për mundësi të mëdha për të rinjtë dhe aleatët e tyre, duke nxitur dialogun dhe pajtimin. Për shtatë vitet e fundit, ne kemi qëndruar të fortë si një partner i besueshëm, duke mbështetur individë dhe organizata të përkushtuara ndaj pajtimit dhe ndërtimit të paqes. Ne e kuptojmë vlerën e vërtetë të paqes, ndaj nuk e nënvlerësojmë kurrë atë. Kjo është arsyeja pse misioni ynë shkon përtej profesionalizmit të thjeshtë - është një përkushtim i përzemërt për të përfytyruar një rajon paqësor dhe harmonik, me liderë të rinj në ballë të këtyre udhëtimeve transformuese”, thotë Krenare Gashi-Krasniqi, Udhëheqëse e Zyres Lokale në Kosovë.
Bashkimi i të rinjve në aktivitete arsimore, kulturore, qytetare dhe sociale i fuqizon ata të ndajnë përvoja, të thyejnë paragjykimet, të eksplorojnë kultura të tjera, të mësojnë për njëri-tjetrin dhe të arrijnë përmbushjen personale. Rinia mund të sjellë ndryshime pozitive dhe të kapërcejë mbetjet e së kaluarës, por ata duhen të dëgjohen, vlerësohen, mbështeten dhe fuqizohen. RYCO do të vazhdojë të punojë për këtë, siç thotë slogani i saj: A better region starts with you(th).
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth aktiviteteve dhe mundësive të RYCO për të rinjtë, ju lutemi vizitoni faqen e internetit www.rycowb.org.
{gallery}
*Artikull i sponsorizuar