Recetat e Lindës

Tortë e njelmët me spinaq

250gr biskota të njelmëta

150 gramë gjalpë

Kremi:

200gr spinaq

4 pako djathë krem Philadefia

1 lugë çaji koper të thatë

1 pako xhelatinë

Kripë/piper

Pak vaj ulliri


Biskotat e njelmëta bluhen, pastaj ia shtojmë gjalpin e shkrirë.

Masën e fituar e vendosim në tepsi rrethore, me diametër 22cm, duke e shtypur mirë me fundin e gotës ose ndonjë mjet tjetër kuzhine.

Skuqim spinaqin për 3-4 minuta në vaj ulliri, pastaj ia shtojmë erëzat.

Aktivizojmë xhelatinën me 20ml ujë, pas 10 minutave e ngrohim pak derisa të shkrijë, por nuk duhet vluar.

Në procesor ushqimi e bluajmë spinaqin e skuqur në vaj ulliri.

Shtojmë xhelatinën dhe djathin krem.

Masën e fituar e vendosim mbi bazën e biskotave dhe e lëmë në frigorifer së paku 2 orë.

Dekorohet sipas dëshirës.