Recetat e Lindës

Te Linda - Tortë Monte

Descriptive Text

Përbërësit për brumin (x2): 3 vezë 3 lugë sheqer 1 lugë sheqer vanilje 3 lugë vaj ulliri 2 lugë kakao 1 lugë miell ½ pako pluhur për pjekje.

Përbërësit për qumështin me kakao: 200 ml qumësht 2 lugë kakao 2 sheqer vanilje

Përbërësit për kremin: 200 ml krem “Halta” 500 ml qumësht 4 lugë sheqer 2 pako sheqer vanilje 60 gr niseshte 50 gr gjalpë

Përgatitja e brumit: Vezët tunden me sheqer dhe pastaj shtohen mielli me kakao dhe pluhuri për pjekje. Në fund shtohen edhe 3 lugë vaj. Masa e fituar piqet në tepsi drejtkëndëshe 20x15 ose rrethore me diametër 28cm. Ky brumë përsëritet dy herë.

Përgatitja e kremit: Vihen në zjarr 400 ml qumësht dhe kremi i qumështit “Halta”. Në një enë tjetër shtohen qumështi i mbetur, sheqeri dhe niseshteja. Pak para pikës së vlimit, qumështit i shtohet masa nga niseshteja dhe përzihet vazhdimisht në temperaturë të ulët, për 3-4 min. Kremi largohet nga zjarri dhe më pas i shtohet gjalpi. Në një enë tjetër tretet kakaoja me qumësht dhe sheqer vanilje, pastaj me të laget me anë të lugës tërë sipërfaqja e brumeve të pjekura. Mbi brumin e parë vendoset një shtresë kremi, ndërsa sipër mbulohet me brumin e dytë. Ëmbëlsira duhet të ftohet së paku 2 orë, pastaj pritet në formë drejtkëndëshi.