Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Udhëtim në botën e përrallave me MC Kreshën

Rap-artisti i njohur Mc Kresha në vazhdën e programit festiv të Kohavisionit vjen në një rol tjetër larg prej atij që publiku është mësuar ta shohë.

Bashkë me ekipin realizues të KTV-së kanë shkuar në çerdhen “SOS” dhe Mc Kresha u ka lexuar fëmijëve përralla.

Kanë qenë “7 Thuprat” e Anton Çettës dhe “Pusi magjik” i Vëllezërve Grim përrallat të cilat reperi i ka lexuar para fëmijëve dhe më pas bashkë kanë diskutuar për kuptimin e tyre.