Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues në KTV, edukim dhe argëtim për fëmijët

Programi Fluturues i Fëmijëve këtë herë i dërgon fëmijët në një aventurë të paharruer përplot adrenaline. Fëmijët u kënaqën në Go Kart ndërsa në këtë episod të ri të PFF nuk munguan as rubrikat e përjavshme.

Në rubrikën “A e dini si..?” të vegjlit mësojnë për atë se si funksionojnë pajisjet elektrike ndërsa në “Kuiz” sfidohen nga pyetja se “Cili është ushqimi i vetëm që nuk prishet kurrë?”. Në rubrikën “Ngjyra ngjyra” mund të shohin hap pas hapi se si të punojnë një zambak prej letrës.