Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues i Fëmijëve me një tjetër edicion edukativ

Hapi kryesor për t’u mrojtur nga të ftohtit është të vishemi me rroba të ngrohta. Këtë e demonstruam më së miri me aktivitetet e organizuara në edicionin më të ri të Programit Fluturues të Fëmijëve. Në këtë emision përveç tjerash, të vegjlit mund të mësonin se si t’i dallojmë veshjet e dimrit nga ato të verës.

Por jo vetëm kaq ngase edhe shumë materiale të tjera edukative dhe argëtuese mund të shikohen në videon e mësipërme. Si mbrohen inuitët nga i ftohti? Çfarë është dordoleci? Si krijohet dordoleci nga letra?

Për më shumë shikoni emisionin e plotë në linkun e mësipërm.