Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Programi Fluturues i Fëmijëve, emision kushtuar pranverës dhe insekteve

Po vazhdojmë të jemi në pranverën e bukur e shumëngjyrëshe, andaj edhe edicioni i ri i PFF-së iu dedikua kësaj stine. Mirëpo, kishte një fokus të veçantë për insektet. Insektet janë grupi më i madh i kafshëve në natyrë, ngase ato ndodhen gjithandej; tokë, ujë dhe ajër.

Gjithashtu ka shumë lloje të insekteve me të cilat u njohën më shumë fëmijët e kopshtit “Fillesa”. Pjesë e këtij edicioni ishte edhe Bruza, 10 vjeçja krijuese e aksesorëve. Shikuesit e vegjël përmes PFF-së, që transmetohet të shtunave në KTV, përmes kësaj videoje mund të mësojnë edhe për ciklin e jetesës së një fluture.

Ndërkaq, në rubrikën “Punëdore” mund të shohin hap pas hapi se si të krijojnë insekte nga letra.