Pasi kishim të gjithë përbërësit e nevojshëm për të gatuar muffins, së bashku me mësuesen dhe fëmijët filluam të hidhnim të gjithë përbërësit me radhë. Secili nga fëmijët hidhte një përbërës të veçantë, që ndihmon në përgatitjen e muffins. Të gjithë përbërësit kanë rolin e tyre dhe ndihmojnë që gatimi të dal sa më i shijshëm.
Pas përzierjes së të gjithë përbërësve ishte koha që brumi i muffins të piqej, në mënyrë që të ishte gati për t’u ngrënë. Gjatë kohës së prisnim që muffins me boronicë të piqeshin, së bashku me fëmijët e Akademisë “Lapsi” bisedonim rreth ushqimeve dhe llojeve të tyre.
Kuzhina filloi të mbushej me aromën e ëmbël të muffins dhe kjo tregonte se pjekja po mbaronte dhe tani ishte koha që të hanim çfarë kishim përgatitur.
Fëmijët ishin shumë të gëzuar që kanë mësuar se si të gatuajnë muffins dhe të gjithë shijonim ëmbëlsirat e përgatitura së bashku.